Shqipëria

Fillon trajnimi i 400 infermierëve vaksinatorë


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, bashkë me Ministren e Shëndetësisë dhe e Mirëqenies Sociale, Ogerta Manastirliu, kanë inspektuar procesin e vaksinimit në qendrën e Vaksinimit në Arenën Kombëtare.

Gjithashtu po trajnohen 400 infermierë për të shërbyer në procesin e vaksinimit masiv të popullatës, në vende të tjera të Shqipërisë. Gjithsej janë 1 mije e 500 vaksinatorë të përfshirë në skemën e vaksinimit anti-Covid.

Procesi i përzgjedhjes së infermierëve është bërë nga portali Infermier për Shqipërinë, praktikantë si dhe studentë që janë në vazhdim të nivelit Master. Pjesë e këtij trajnimi janë dhe infermierët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Manastirliu ka deklaruar se janë kryer 16 mijë vaksina deri më tani, ndërsa deklaron se janë vaksinuar të gjithë të moshuarit, pjesë të azileve. Ndërsa Rama është shprehur se vaksinimi do të shtrihet dhe me rrjetin e sanitarëve.

“Deri më tani është mbyllur vaksinimi me injeksionin e parë për mjekët dhe infermierët”.

Kryeministri ka shprehur mbështetjen e Qeverisë ndaj këtij procesi, duke ju ka bërë thirrje qytetarëve të zbatojnë masat e ndërmarra për parandalimin e përhapjes së coronavirus-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore