Shqipëria

Festivali Epizode, për të dytën herë në Shqipëri


Nga data 15 deri më 19 shtator të këtij viti, plazhi i Shëngjinit do të jetë dëshmitar i sensacionit botëror të festivalit – EPIZODE.

Edicioni i dytë shqiptar dhe i gjashti botëror do të dhurojë katër net e pesë ditë me përzgjedhjen  muzikore më të mirë, skenografi spektakolare dhe atmosferë të njohur e magjepsëse.

Programi 24 orësh do të shfaqë titullarët më të mëdhenj ndërkombëtarë të muzikës elektronike, së bashku me talentet më të mirë rajonalë.

Ata do të performojnë në skena mbresëlënëse, të cilat do të dizajnohen nga kolektivët ikonë të artit.

Përvoja ekzaltuese e natës do të pasurohet më tej me aktivitetet relaksuese gjatë ditës.

“Jemi të lumtur që jemi kthyer në Shqipërinë e bukur! Si gjithmonë, ne do të vazhdojmë të sjellim artistët më të mëdhenj botërorë, duke mbështetur skenat e muzikës dhe artit rajonal. Ky edicion do të sjellë artistë edhe më të mrekullueshëm nga i gjithë Ballkani”, tha drejtuesi i festivalit.

Më tej, ai i përshkoi pesë ditët dhe netët “të paharrueshme, të mbushura me muzikën më të mirë dhe atmosferë të njohur magnetizuese të EPIZODE-s”.

Këtë vit, EPIZODE do të vendoset në Shëngjin, në veriperëndim të Shqipërisë, vend i mbushur me peizazhe hyjnore, pyje të harlisur me pisha dhe det të ngrohtë smeraldi.

“Është natyra mahnitëse, kultura mesdhetare, mikpritja e pashembullt vendase dhe shijet e shijshme lokale do ta bëjnë këtë udhëtim një arratisje kryesore për fundin e verës”, shkruhet në faqen zyrtare të EPIZODE.

Edicioni i Parë “Epizode Albania” mirëpriti turma nga më shumë se 49 vende dhe më shumë se 50 DJ ndërkombëtarë si Solomun, Marco Carola, Michael Bibi, Richy Ahmed, Lee Burridge, Adriatique, Dubfire, Binhetcureyragres, Pinhet, Iragres, Nastia, Anfisa Letyago etj.

I lindur në vitin 2016, në ishullin Phu Quoc të Vietnamit, EPIZODE, në vetëm katër vjet, ka lënë një shenjë mbresëlënëse ndërkombëtarisht, duke u bërë një arratisje e paharrueshme për adhuruesit e muzikës dhe artit, aventurierët globalë dhe profesionistët nga industria e muzikës.

Edicionet e mëparshme EPIZODE vendosën standardet, duke kuruar disa prej artistëve më të respektuar në skenën globale të kërcimit, si dhe markat e klubeve të njohura ndërkombëtarisht.

Biletat “Multi Pass” nisin me çmimin ndërkombëtar prej 99 euro, ndërsa vendet e Ballkanit do të kenë një çmim special prej 59 euro.

Biletat mund të blihen online, nëpërmjet faqes së internetit të EPIZODE.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore