Lajme

Festa e SPD-së përfundon “knockout”


Policia gjermane ka nisur hetimet për një festë verore të grupit parlamentar të socialdemokratëve (SPD).

Shkak për këtë u bë, intoksikimi i disa grave me të ashtuquajturat pika “knockout”.

Lajmi u bë i ditur nga e përditshmja gjermane Tagesspiegel, duke cituar një bisedë të brendshme me anëtarë të SPD-së.

“Deri më tani janë tetë persona të prekur, një rast i konfirmuar me testim”, shkruan botimi gjerman.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën e kaluar në oborrin e partisë parlamentare.

Në festë, sipas Tagesspiegel, morën pjesë deputetë, punonjës të Bundestag-ut gjerman dhe të zonave zgjedhore.

Sipas grupit parlamentar, në total ishin rreth 1 mijë pjesëmarrës.

Kancelari gjerman Olaf Scholz gjithashtu mori pjesë në këtë ngjarje.

Tagesspiegel zotëron gjithashtu një letër të kreut të grupit parlamentar të SPD-së, Mathias Martin, drejtuar anëtarëve të SPD-së.

“Në festën tonë të verës padyshim pati sulme ndaj kolegëve me nokaut. Kjo është një ngjarje skandaloze, të cilën e denoncuam menjëherë në policinë e Bundestagut”.

Policia kriminale e Berlin-it ka nisur hetimet për lëndime të rrezikshme trupore ndaj personave të panjohur.

Gjithsej pesë persona të prekur ishin regjistruar deri të shtunën në mëngjes, njoftuan të shtunën autoritetet.

Mes tyre ishte një grua 21-vjeçare e cila ankohej se nuk ndihej mirë, kishte marramendje dhe humbje të kujtesës pas festës.

“Knockout drops” është termi gjithëpërfshirës për substanca të ndryshme kimike.

Në shumicën e rasteve, përdoren droga të tilla si droga e festave GHB (Gamma-Hydroxybutric acid) dhe GBL (Gamma-Butrylacton).

Njerëzit bëhen lehtësisht viktima të dhunës seksuale ose grabitjeve nën ndikimin e pikave të “knockout-it”.

Efektet e pikave fillojnë tashmë pas 10-20 minutash. Konsumimi i alkoolit ose i ilaçeve rrit efektet e pikave “knockout”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore