Shqipëria

“Fati i Lojërave” vendos në pranga 39-vjeçarin nga Tirana


Në prangat e Policisë së Tiranës ka rënë një shtetas, i cili ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Përkatësisht në prangat e policisë ka rënë shtetasi H.K., 39 vjeç, pasi u konstatua duke ushtruar këtë aktivitet, nëpërmjet lotarive sportive, në ambientet e lokalit në pronësi të tij, në rrugën “Ferit Xhajko”, të cilin e kishte vënë në dispozicion për ushtrimin e kësaj veprimtarie të paligjshme.

Në vijim Policia ka sekuestruar një aparaturë dekoder dhe një aparat celular që dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit. Si dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm.

Materialet e sekuestruara i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore