Shqipëria

Fabrizio Bucci: Shqipëria do të ketë gjithmonë përkrahjen dhe bashkëpunim e Italisë


Ambasadori italian, Fabrizio Bucci, gjatë një interviste me gazetaren Ilva Tare, ka diskutuar pikat më të ‘nxehta’ të aktualitetit shqiptar.

I pyetur për përgjimet e Ndragheta-s, Bucci tha se hetimet në Itali janë në fazën e tyre fillestare dhe se ka akoma përgjime të pa publikuara.

Ai shtoi se SPAK-u po bashkëpunon më Anti-Mafian italiane.
Për të është e rëndësishme që hetimet të vazhdojnë dhe mos të këtë “ndërhyrje në dyert e drejtësisë”.

“Korrupsioni duhet luftuar pavarësisht se nga vjen dhe cilido që mund të jetë i përfshirë”, tha ambasadori duke hedhur kështu poshtë zërat kritikë të deklaratës së tij në Twitter.

Për situatën e zgjedhjeve në Shqipëri, Bucci bëri thirrje që politikanët t’i lënë mënjanë akuzat për njëri tjetrin dhe të ulen më popullin e të njohin problemet e vërteta.

“Është e rëndësishme të shkoni të votoni në zgjedhjet e 25 prillit”, ishte thirrja e ambasadorit për qytetarët shqiptarë.

Ai tha se listat e dekriminalizuar janë në dorë të politikanëve.

Reforma e drejtësisë sipas Bucci-t po shkon në rrugën e duhur dhe pse ngadalë.

Përsa i përket çështjes së vaksinimit ai u shpreh se Italia po prodhon një vaksinë të re dhe se në momentin që të marrë miratimin nga EMA, ajo do të dhurohet dhe për vendet mike siç është Shqipëria.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore