Shqipëria

Escobar për zgjedhjet vendore: Marrëdhënien e kemi me shqiptarët, jo me partitë


Zëvendës Ndihmës Sekretari i SHBA-ve për Çështjet Evropiane, Gabriel Escobar, vërejti se marrëdhënia e autoriteteve amerikane ka në fokus popullin shqiptar dhe jo të partive politike apo ndonjë personi në veçanti.

Lajmi u bë i ditur gjatë një interviste për transmetuesin “Top Channel”.

“Shiko, unë mendoj se të gjitha partitë politike kanë një detyrim ndaj njerëzve që të sigurohen që kandidatët të mos jenë të korruptuar, që ata të kenë në zemër interesat e njerëzve. Ne nuk jemi në gjendje të zgjedhim kandidatë apo anëtarë të partive politike. Marrëdhënia jonë me Shqipërinë është me popullin e Shqipërisë, jo me një parti dhe jo me një person”, theksoi fillimisht zyrtari amerikan.

Sipas tij, kur pyetet nëse do të ketë një reagim nga Shtetet e Bashkuara nëse partitë nuk janë të pastra, nëse kandidatët nuk i përmbushin standardet më të larta të anti-korrupsionit dhe të gjitha standardet e tjera demokratike, “reagimi duhet të vijë nga njerëzit, jo nga Shtetet e Bashkuara”.

“Kjo është një punë për popullin e Shqipërisë, jo për Shtetet e Bashkuara”, shtoi Escobar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore