Lajme

Erdogan vazhdon të mos i thotë “po” anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO


Për presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, bisedimet e javës së kaluar me delegacionet finlandeze dhe suedeze nuk ishin në “nivelin e pritur”.

Ankaraja, sipas tij, nuk mund të miratojë kërkesat e tyre për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s.

“Për sa kohë që Erdogan është kreu i Republikës së Turqisë, ne definitivisht nuk mund t’u themi ‘po’ vendeve që mbështesin hyrjen e terrorizmit në NATO”, ka thënë presidenti.

Suedia dhe Finlanda, pa mbështetjen e të gjithë anëtarëve të NATO-s, nuk mund t’i bashkohen aleancës ushtarake.

Të dy vendet nordike mohojnë mbështetjen e militantëve kurdë.

Por i janë bashkuar vendeve të tjera të Bashkimit Evropian në vendosjen e një embargoje të armëve ndaj Turqisë pas operacioneve të saj kundër grupeve kurde në Siri.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore