Lajme

Erdogan përsërit kërkesën për armëpushim për të ndalur “krimet kundër njerëzimit” në Gaza


Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm midis Izraelit dhe Hamasit.

Ai ka theksuar se po kryhen “krime kundër njerëzimit” në Gaza.

Erdogan ka mbështetur fuqishëm palestinezët përballë luftës së Izraelit me Hamasin, duke marrë pjesë në mitingje pro-palestineze dhe duke u pozicionuar si ndërmjetës që nga fillimi i luftës më 7 tetor.

“Nuk ka asnjë koncept që mund të shpjegojë apo justifikojë brutalitetin që ne kemi dëshmuar që nga 7 tetori”, ka thënë Erdogan gjatë një samiti të shteteve turke në kryeqytetin e Kazakistanit Astana.

“Për ta thënë troç: krime kundër njerëzimit janë kryer në Gaza për saktësisht 28 ditë”, ka thënë ai.

“Prioriteti ynë është të vendosim shpejt një armëpushim humanitar”, ka ravijëzuar  ai, duke shtuar se Turqia po punon për mekanizma të rinj që do të garantojnë sigurinë e të gjithëve, pavarësisht nëse janë myslimanë, të krishterë apo hebrenj.

“Përpjekjet tona për të hedhur bazat për një konferencë ndërkombëtare të paqes vazhdojnë”, ka shtuar ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore