Sport

Enrique Riquelme: Florentino Perez është frikacak


Pesë ditë më parë, Florentino Perez zyrtarizoi që zgjedhjet për president të Real Madrid-it do të mbahen këtë verë.

Zakonisht, zgjedhjet zyrtarizohen pak para përfundimit të sezonit, pra në muajin maj ose në fillim të qershorit.

Këtë lëvizje, rivali i Florentino-s, Enrique Riquelme, e konsideroj si një veprim i ndikuar nga frika.

“Nuk e pritëm që Florentino do të thërras kaq herët zgjedhjet, kur ato gjithmonë mbahen në verë”, tha Riquelme, “ai është frikacak, këtë e bëri sapo unë thash që do kandidoj në zgjedhje”.

“Ne po planifikonim që fushatën ta bënim gjatë verës”, vazhdoi ai, “por fatkqesisht, Florentino morri një vendim shumë të keq dhe të padrejtë duke i thirrur zgjedhjet kaq herët”.

“Do mundohemi përsëri që ta bëjmë fushatën siç e menduam, por do të jetë shumë e vështirë”.

Më tutje, Riquelme foli pak edhe rreth planeve të tij nësë arrin që të marrë drejtimin e klubit Madrilen.

“Drejtori ynë sportiv ka pasur një bisedë me Mino Raiola-n”, zbuloi Riquelme.

“Biseduam rreth Haaland-it, dhe ai na tha që Dortmund-i nuk dëshiron ta shesë. Por, nësë bëjmë një ofertë të mirë, ata do ta konsiderojnë”.

Riquelme premtoi që po punojnë që nëse fitojnë, në Madrid do sjellin futbollistët më të mirë në botë.

Deklarata më e zjarrtë e natës nga Riquelme, ishte ajo rreth Zidane:

“Zidane nuk do jetë trajner i Real Madrid-it”, tha ai.

“Po kërkojmë një profil tjetër. Një emër që më pëlqen shumë? Pa dyshim, Jurgen Klopp”.

Riquelme tha që nëse ai fiton, do tentoj që ta sjellë Cristiano Ronaldo-n përsëri në Madrid.

Nga data 13 prill, për dhjetë do kenë mundësi të regjistrohen kundër kandidatët e Perez.

Deri më tani, pritet që në garë të jenë vetëm Perez dhe Riquelme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore