Shqipëria

“Energji Inteligjente”, firmoset marrëveshja mes qeverisë zvicerane dhe Shqipërisë


Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku

Nё kuadër të “Projektit tё Bashkive me Energji Inteligjente”, të premten e 12 nëntorit, është nënshkruar marrёveshja midis Ministrisё sё Infrastukturёs dhe Energjisё tё Shqipёrisё dhe Qeverisё zvicerane.

Sipas marrёveshjes, shteti zviceran do t’i ofrojë Shqipërisë asistencё teknike dhe financiare pёr pёrdorim sa mё eficient tё energjisё.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, bëri me dije se fillimisht projekti do tё zbatohet nё katёr bashki tё vendit, atë të Beratit, Korçёs, Shkodrёs dhe Pёrmetit. Më pas, tha ajo, “do të zgjerohet më tej nё tё gjithё vendin”.

Më datë 20 tetor, ajo tha se kriza energjetike ka prekur Shqipërisë dhe se Qeveria po gjen mënyrat për ta zbatuar një politikë për mbrojtjen e konsumatorit familjar.

Sipas saj, përveç problematikave të çmimit, vështirësia më e madhe e hasur është gjetja e sasive energjetike për të përballuar kërkesat e tregut.

Nё fjalёn e saj, Balluku theksoi se nga ky bashkëpunim “do tё dёrgohet energji elektrike inteligjente te rreth 17 mijё banorё, te të katёrta bashkitё”.

Ministrja e quajti atë njё punё intensive dhe që kërkon pasion, me qëllim rritjen e eficiencёs së energjisё elektrike nё favor tё mjedisit.

“Duhet gjetur njё balancё midis mbrojtjes sё mjedisit dhe sigurimit tё energjisë elektrike. Agjencia e eficiencёs ёshtё njё konglomerat i kёtyre elementёve”, ravijëzoi Balluku.

Partneri financiar nё kёtё projekt ёshtё sekretariati i shtetit tё Zvicrёs pёr çёshtjet ekonomike tё Federatёs sё Zvicrёs, i cili ka vendosur nё dispozicion 5.3 milionё franga zvicerane pёr pilotimin e tij.

Ambasadori zviceran në Shqipëri, Adrian Maitre

Nga ana tjetër, ambasadori zviceran, Adrian Maitre, teksa shpalosi pikat e projektit, u shpreh se “ndihem i kёnaqur që ky projekt i imi do të zbatohet në Shqipëri”.

“Shqipëria po shkon drejt eficiencës energjetike. Mbështetja e sektorit të energjisë ka qenë prej kohësh pjesë e planit për mbështetjen e energjisë në Shqipëri”, tha ai.

“Tashmё ka ardhur koha pёr tё ndryshuar kontributin tonё, tё rrisim kapacitet bashkiake. Shqipёria po i pёrgjigjet ndryshimit klimatik, vendet tona duhet të ndryshojnë mënyrën e përdorimit të energjisë”.

“Pёrfimet janё tё qarta, mё pak emetime tё karbonit, ndotje më e pakët dhe qytete mё tёrheqёse”, tha ndёr tё tjera Maitre gjatё prezantimit tё projektit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore