Jetesë & Stil

Enca, dikur dhe sot


Këngëtarja nga Shqipëria, Enca Haxhia, duket të jetë ndjerë nostalgjike, teksa ka ndarë me mbi 2 milionë ndjekësit e saj në Instagram, fotografi nga fëmijëria dhe adoleshenca e saj.

Ylli i hitit “Ciao”, ka publikuar disa imazhe të shkrepura kohë më parë, ndërsa lehtë vihet re se ndryshimet nga ajo periudhë janë minimale, pasi që Enca, vazhdon të ketë po të njëjtat tipare të fizionomisë së saj.

Fotografi e publikuar nga Enca në Instagram.

Ruensa Haxhia, e njohur me nofkën artistike si – Enca, është shprehur se e ka bërë veten e saj krenare me të arriturat në fushën e muzikës.

Fotografi e publikuar nga Enca në Instagram.

“12 vjeçarja më e keqe. Pasha Zotin unë 12 vjeçe do të vdisja për muzikën time tani. Të bëra krenare vetja ime”, ka shkruar ajo në një nga imazhet e publikuara.

Fotografi e publikuar nga Enca në Instagram.

Mes tjerash, Enca, ka treguar se për tre vjet rresht ka marrë leksione pianoje, ndërsa për shtatë të tjera ka mësuar për teoritë e muzikës dhe vokalin.

Ndër imazhe të tjera, përfshihet edhe një ku këngëtarja thotë të ketë qenë 12 vjeçe, ndërsa shihet e shtrirë pranë një pishine dhe e veshur me bikine.

Enca, 12 vjeçe.

E njohur për personalitetin e saj të vendosur, mos kokë qarës dhe ambicioz, Enca, ka publikuar një imazh tjetër ku shihej pranë thënjes “do të jem një fytyrë publike”, e si për çudi, e ardhmja e saj i siguroi një vend në piedestalin e famës duke bërë që thënia në prapavijë të qëndrojë fuqishëm.

Në anën tjetër, ditë më parë, Enca, ka publikuar video projektin e saj muzikor më të ri me titull “Rakia”, i cili u mirëprit nga publiku.

Video klipi i këngës “Rakia” u komentua pafund për dukjen e Encës brenda tij, si dhe për protagonistin e emisionit “Për’Puthen”, Beart Rexhepi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore