Shqipëria

Burri i vdekur në Elbasan/ Viktima mund të jetë vetëhedhur nga ballkoni, tregon policia


Burri i gjetur i vrarë në rrugën “Visarion Xhuvani”, në qytetin e Elbasanit kishte damarët e të dyja duarve të prera dhe gjunjët me dërrmishtje.

Sipas dëshmive u tha se në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur njolla gjaku, duke verifikuar dyshimet se viktima mund të ishte vrarë.

Megjithatë, sipas njoftimit të policisë shetasi jetonte i vetëm në banesë dhe dyshohet se ka prerë damarët e duarve me mjet të mprehtë.

Shtetasi më pas mund të jetë vetëhedhur nga kati i 4 i pallatit ku banonte, njoftoi grupi hetimor i vendosur në vendngjarje.

Trupi i përket një 69-vjeçari, me iniciale R.K. banues në lagjen “Vullnetari”, Elbasan.

69-vjeçari u gjet i pajetë në tokë me një plagë në kokë dhe damarët e prerë.

Hetimi vazhdon.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore