Kosova

Ekspertja e OKB-së: Të zbardhen rastet e vrasjeve të gazetarëve – Qeveria të forcojë lirinë e medias


Ilustrim

Ekspertja e pavarur e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për të drejtat e njeriut, Irene Khan, ka bërë thirrje për zbardhjen e vrasjeve të gazetarëve në Kosovë, por edhe ka thënë se në Kosovë ka pluralizëm mediatik.

Duke përshëndetur “peizazhin pluralist mediatik” në Kosovë, ajo inkurajoi autoritetet kosovare që të vazhdojnë të forcojnë lirinë e medias.

“I bëj thirrje autoriteteve që të zbatojnë plotësisht ligjin për gjuhët dhe i bëj thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të sigurojë mbështetje adekuate për mediat e pavarura në gjuhën serbe,” tha ajo.

Po ashtu, Khan shtoi se “ata duhet të përfundojnë hetimet për vrasjet e kaluara dhe zhdukjet me forcë të gazetarëve dhe të sigurojnë drejtësi”.

Si për Kosovën, të njëjtën thirrje e pati edhe për Serbinë, ku i kërkoj që të zbardhen vrasjet e gazetarëve.

“Vrasja e gazetarëve është forma më skandaloze e censurës”, tha ajo.

Ndërkaq, Khan potencoi se në Serbi miratimi i ligjeve nuk është i mjaftueshëm për të mbrojtur lirinë e shprehjes.

“Ajo që nevojitet është një lidership politik i fortë dhe i qartë nga përkushtimi ndaj standardeve ndërkombëtare. Angazhimet ligjore të Qeverisë duhet të përkthehen në veprim”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore