Lajme

Ekspertja e Ballkanit, Nevenka Tromp: Planin e ndarjes etnike në Bosnje e Kosovë e lejoi komuniteti ndërkombëtar


Ligjëruesja në Universitetin e Amsterdamit, Nevenka Tromp

Apatia e komunitetit ndërkombëtar në Ballkan krijoi hapësirën e nevojshme për regjimin serb që të zgjerohej territorialisht dhe kështu, pas përfundimit të luftërave, rajoni u gjend në këtë situatë, ku Serbia është e përfshirë edhe brenda shtetit boshnjak me Republika Srpska, edhe në Kosovë me Veriun e vendit, thotë Nevenka Tromp, profesore në Universitetin e Amsterdamit, Departamenti për Studime Evropian dhe një nga njohëset më të mira të ish-Jugosllavisë, në një intervistë për Albanian Post.

Për këtë arsyeje, sipas saj, fajin kryesore mbase për gjendjen aktuale e ka pikërisht komuniteti ndërkombëtar.

“Komuniteti ndërkombëtar, në thelb, krijoi të njëjtin plan të ndarjes etnike (edhe në Kosovë) siç ishte rasti në Bosnje dhe Hercegovinë”, pohon ajo.

“Prandaj, nuk është rastësi që bashkësia ndërkombëtare lejoi ndarje territoriale në BeH dhe Kosovë”, dhe as që “kjo ndarje mbijetoi me dekada edhe pas përfundimit të luftës”.

Si përfundim, siç thotë Tromp, “ndarja e brendshme territoriale e BeH-së dhe Kosovës, i ka bërë këto dy shtete jofunksionale”.

Dhe tani, në fjalët e ekspertës, strategjia serbe është që të ri-definohet edhe një herë, në të mirë të tyre, kufiri mes shteteve në Ballkan.

“Atë që elitat shtetërore të Millosheviçit dështuan ta arrijnë përmes luftërave agresive dhe kryerjen e mizorive kundër popullatës joserbe, elitat shtetërore të post-Milosheviçit përpiqen ta arrijnë tani përmes mjeteve diplomatike dhe me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare tani është përdorur si argument për ndryshim të kufijve të tyre si zgjidhje për t’i bërë ato shtete ‘të qëndrueshme’ dhe ‘funksionale’”, shpjegon ajo.

Lexojeni të plotë intervistën e Nevenka Trump për Albanian Post.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore