Jetesë & Stil

Efektet e pandemisë, bien shitjet e Gucci-t


Pandemia e 2020-ës ka prekur shumë sektorë të modës. Pronari i kompanisë së modës, Kering, shpreson që eventet e marketingut të përmirësojnë shitjet e Guccit në 100-vjetorin e markës, pasi kompania ka pasur shumë dështime, krahasuar edhe me rivalët e tjerë.

Pandemia e Covid-19 ka mbajtur konsumatorët larg udhëtimeve, duke goditur shitjet e mallrave luksoze në qendra, si: Parisi, Milano dhe New Yorku, pavarësisht se rimëkëmbja e kërkesës në Azi ka ndihmuar disa nga markat më me emër.

Gucci përbën 60% të të ardhurave dhe 80% të fitimeve, te Kering. Ajo ka qenë një nga performuesit kryesor të industrisë në vitet e fundit. Megjithatë, ka dështuar në tremujorin e katërt  të 2020-ës, krahasuar me rivalë si LVMH.

Shitjet e Gucc-it ranë me 10.3% më bazë tremujore, duke sjellë rënien e aksioneve të Kering me 7%.  Reformimi tejet i suksesshëm i Gucc-it nën stilistin Alessandro Michele, bëri që të ardhurat e kompanisë të dyfishoheshin dhe fitimet të trefishoheshin mes 2015-ës dhe 2019-ës.

Megjithatë, shqetësimet mbi paraqitjen e ngadaltë kanë nxitur spekulimet se Kering, i cili zotëron gjithashtu marka si Saint Laurent, mund të synojë blerje për të zgjeruar portofolin, veçanërisht pasi rivali LVMH sapo bleu për 15.8 miliardë dollarë firmën amerikane të stolive, Tiffany.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore