Muzikë

E pazakontë – Machine Gun Kelly e godet me grusht fansin e tij


Shumë njerëz dëshirojnë të takojnë idhujt e tyre muzikorë, por disa prej tyre mund të kenë edhe dëshira të tjera, mbase edhe të çuditshme – si për shembull, të goditen me grushte prej tyre.

Kështu i ngjau së fundmi rep artistit, Machine Gun Kelly (MGK), i cili u gjend në një situatë të pazakontë gjatë performancës së tij në festivalin “Rock Werchter” në Belgjikë, shkruan Billboard, transmeton AlbanianPost.

MGK pa një fans pranë skenës që po mbante në dorë një tabelë ku shkruhej – “Sapo erdha nga Meksika që të më godasësh me grusht”.

Nuk vonoi shumë dhe ylli i hitit “Pressure”, e pyeti fansin e tij se – “Pse do që unë të të godas kaq keq në fytyrë?” – dëgjohet duke thënë MGK në videon tashmë virale në mediat sociale.

Fansi dëgjohet më pas duke thënë: “Të dua”, përpara se MGK të përgjigjet duke thënë – “Unë mora unazat, shoku, do të lëndohesh. Nuk e di, është një humbje për mua. Nuk e di nëse do ta bëj. Unë do ta konsideroj atë”.

Më në fund, ylli 33-vjeçar ka zbritur poshtë skenës pasi e përfundoi interpretimin e këngës “My ish’s best friend”, dhe i është afruar fansit, i cili po mbante tabelën në rreshtin e parë, dhe jo vetëm.

MGK definitivisht vendosi që t’ia plotësojë atij dëshirën, prandaj e ka goditur me një grusht në faqe, për çka fansi u lumturua pafund.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore