Lajme

Dy persona të vdekur si pasojë e një aksidenti në Drenas


Ilustrim

Dy persona kanë vdekur dhe 10 të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti në fshatin Gllobar të Drenasit.

Këtë e ka konfirmuar për Albanian Post, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Nga informatat e para bëhet e ditur se dy vetura janë përfshirë në aksident dhe si pasojë e aksidentit dy persona kanë humbur jetën përderisa tre të tjerë kanë pësuar lëndime”, tha Borovci.

Ai ka theksuar se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.​

Ndërkaq në një aksident tjetër në fshatin Abri, bëhet e ditur se janë përfshirë pesë automjete dhe për pasojë dhjetë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor, përderisa janë shkaktuar dhe dëme materiale.

Sipas Borovcit, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve të këtij aksidenti.

Po ashtu rreth orës 16:00, është raportuar për një aksident tjetër trafiku të ndodhur në magjistralen “Prishtinë – Gjilan” respektivisht në afërsi të pendës së liqenit të Badocit.

“Informacionet e para bëjnë të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërkaq shtatë persona janë lënduar, të cilët janë dërguar në qendrat më të afërta mjekësore si dhe në QKUK – Prishtinë, për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor”, shtoi Borovci.

Ai ka potencuar se njësia rajonale e trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore