Shqipëria

Durrës/ Shisnin mina me telekomandё, tre të arrestuar


Policia e Durrёsit ka njoftuar se, disa persona me tendencё kriminale nё fushёn e prodhimit dhe shitjes sё minave po tentonin tё shisnin disa mina me telekomandё.

Si rezultat i operacionit janё arrestuar nё flagrancё tre shtetas, I. A., 47 vjeç, B. Ç., 31 vjeç dhe E. B ., 37 vjeç, të tre lindur në Dibër dhe banues në Sukth, Durrës, njofton policia.

Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Muzeu”, në lagjen nr. 9 në Durrës.

Shtetasit u kapën duke udhëtuar me një automjet tip “Volvo” me drejtues shtetasin I. A.  dhe pasagjerë shtetasit B. Ç. dhe E. B.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet nga shërbimet e Policisë u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale tri mina të montuara dhe të lidhura me telefon.

Nga hetimet paraprake rezultoi se këta shtetas do të shisnin kundrejt shumës 2 mijё e 500-3 mijё euro copa disa mina me telekomandë në qytetin e Durrësit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore