Lajme

Drejtori i CIA-s: Pa ndihmën e SHBA-ve, Kievi do ta humbasë luftën deri në fund të vitit 2024


Nëse Kongresi Federal i SHBA-ve nuk miraton ndihmën e mëtejshme ushtarake për Ukrainën sa më shpejt të jetë e mundur, vendi i sulmuar nga Rusia do ta humbasë luftën deri në fund të vitit 2024.

Kështu u ka thënë Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) William Burns ligjvënësve amerikanë gjatë seancës dëgjimore parlamentare të mbajtur dje.

Burns u ka kërkuar deputetëve të Dhomës së Përfaqësuesve që të miratojnë pa vonesë të mëtejshme paketën e ndihmës ushtarake prej 60 miliardë dollarësh të bllokuar në Kongres që nga tetori i kaluar, për të cilën Dhoma e Përfaqësuesve pritet të votojë nesër.

Sipas Burns, “me nxitjen që do të vinte nga ndihma ushtarake, praktikisht dhe psikologjikisht, ukrainasit janë plotësisht të aftë të mbajnë në vitin 2024 dhe të shkatërrojnë vlerësimin arrogant të Putin-it se koha është në anën e tij”.

Në të kundërt, ai ka paralajmëruar se Rusia mund ta gjejë veten deri në fund të vitit “në një pozicion që në thelb të diktojë kushtet e një zgjidhjeje politike”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore