Teknologji

Downey do të investojë në teknologjinë e gjelbër


Robert Downey Jr, një nga yjet e Hollywood-it, do të kthehet në një investitor në sektorin e teknologjisë për të luftuar ndryshimet klimatike.

Downey ka thënë për Tech Tent, në agjensinë e lajmeve BBC, se dëshiron të dalë nga bota besimdhënëse e karakterit të tij Avengers dhe të përballet me kërcënimin e vërtetë për planetin.

“Nuk jam më një fëmijë. Dhe në të vërtetë dua të gjej gjëra që mendoj se janë dinamike dhe interesante. Më thuaj nëse jam gabim, por a nuk është kjo hapësira për të kapur lëvizjen në këtë moment?”, ka thënë Downey.

BBC bën me dije se Downey po udhëheq Koalicionin Footprint, i cili është një fond investimesh që do të përpiqet të dallojë bizneset e teknologjisë së gjelbër me rritje të shpejtë.

Roli i tij do të jetë përdorimi i aftësive treguese, me anë të të cilave do të tregojë histori rreth ndryshimit klimatik dhe teknologjisë që mund ta mposhtë atë, te ndjekësit e tij në median sociale.

Sipas BBC, Downey shpreson se disa nga bizneset teknologjike që ai do të mbështesë do të kenë ndikim të vërtetë në botë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore