Rajoni

Djali i burrit tё vrarё nё Athinё: Konflikti pёr 600 euro borxh


27 vjeçari, djali i shqiptarit tё vrarё nё Athinё, ka folur pёr autoritetet greke pas daljes nga spitali.

Ai bëri me dije se arsyeja e krimit tё rёndё ka qenё njё borxh prej 600 euro. Sipas tij, i vёllai i kishte marrë borxh palёs ekzekutuese  këtë shumë.

Djali tha se në momentin e ngjarjes kishin dalë në takim për të larë borxhin.

Ai u shpreh se situata ishte e tensionuar qё prej fillimit dhe shumё shpejt degradoi në tё shtёna prej palës tjetër.

Babai i tij, Edmond Llangozi, personi që mbeti i vdekur prej sulmit ishte bёrё pjesё e konfliktit pёr tё shpёtuar djemtё. Nё tё njёjtёn kohё, u qёllua me katёr plumba, njёri prej të cilëve e goditi nё zemёr.

27 vjeçari është qëlluar me një plumb në kokë por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Po ashtu, nga ngjarja e rëndë kanë mbetur të plagosur vëllai i tij dhe kamarierja e lokalit.

Ndёrkohё autoritete greke kanё bёrё me dije se autori i ngjarjes ёshtё identifikuar dhe për momentin ndodhet nё kёrkim./AlbanianPost.com

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore