Lajme

DJ Stephen Boss ndërron jetë nga vetëvrasja në moshën 40-vjeçare


Stephen Boss, DJ i famshëm në emisionin e Ellen Degeneres, ka ndërruar jetë.

Portali “TMZ” ka mësuar se 40-vjeçari është vetëvrarë me armë zjarri.

Policia e zbuloi trupin e tij në një dhomë hoteli në Los Angeles pasi gruaja e tij, Allison Holker, raportoi se ai ishte larguar nga shtëpia pa makinën e tij.

Boss filloi si DJ në shfaqjen “Ellen” në vitin 2014 dhe qëndroi në serial deri në fund të tij në vitin 2022.

Sakaq, Ellen DeGeneres e bëri atë producent ekzekutiv në shfaqje në vitin 2020.

Karriera e tij në showbiz filloi në vitin 2008 kur u rendit si i dyti në “So You Think You Can Dance”.

Pasi siguroi rolin e tij në “Ellen”, Boss filloi të organizonte ngjarje dhe po ashtu u shfaq në “Magic Mike XXL”.

Ai u martua me Holker më 10 dhjetor 2013. Ata festuan përvjetorin e nëntë të martesës vetëm disa ditë para vdekjes së tij.

Boss ka lënë pas tre fëmijë, Weslie, Maddox dhe Zaia.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore