Muzikë

Diplo akuzohet për shpërndarje të përmbajtjeve pornografike në një padi të re


DJ i njohur, njëherësh producenti Diplo është paditur për shpërndarje pornografike hakmarrëse, duke shënuar akuzën e dytë të ngritur kundër tij për të njëjtën vepër në më pak se një vit.

Në padinë, të paraqitur në Kaliforni të enjten e 27 qershorit, një grua e paidentifikuar e referuar si Jane Doe tha se kishte një marrëdhënie intime me Diplo nga qershori i vitit 2016 deri në tetor të vitit 2023.

Ajo filloi të bisedonte me Diplo, emri i vërtetë i të cilit është Thomas Wesley Pentz, në aplikacionin Snapchat në prill të vitit 2016 kur ajo ishte 21 vjeçe.

Atë qershor, ai e ftoi Doe në dhomën e tij të hotelit në Manhattan dhe filloi një marrëdhënie intime që vazhdoi me vite.

Nëntorin e kaluar, ankesa thotë se ajo zbuloi se Diplo dyshohet se shpërndante imazhe dhe video të ndërveprimeve të tyre seksuale pa pëlqimin e saj.

Doe shprehet se gjatë lidhjes së tyre, ajo i bëri të qartë Diplos se nuk donte që ai të filmonte apo shpërndante video ose imazhe të bëra pa pëlqim.

Në nëntor, ajo pohon se një grua tjetër kontaktoi duke shpjeguar se kishte video eksplicite me Doe në to, të cilat Diplo i kishte dhënë asaj përmes Snapchat në tetor të vitit 2018.

Më 7 nëntor, Doe raportoi Diplo-n në Departamentin e Policisë së Nju Jorkut dhe një urdhër është lëshuar për arrestimin e tij.

Kjo nuk është hera e parë që Diplo akuzohet për shpërndarje pornografike hakmarrëse.

Në vitin 2020, një grua e quajtur Shelly Auguste pretendoi se Diplo e kishte sulmuar seksualisht dhe kishte shpërndarë pornografi hakmarrëse pa pëlqimin e saj.

Diplo u përgjigj me duke thënë se ajo ishte një “stalker” që u përfshi në një fushatë shpifjeje të pabazë.

Në gusht të vitit 2023, Auguste paraqiti një raport tjetër në Departamentin e Policisë së Los Anxhelosit duke pretenduar se ai shpërndante fotografi nudo të saj.

Në nëntor, LAPD e dorëzoi çështjen në zyrën e avokatit të Los Anxhelosit dhe u mor në shqyrtim.

“Tragjikisht, kjo nuk është hera e parë që i pandehuri ka turpëruar dhe dhunuar një grua duke shpërndarë imazhe intime pa pëlqimin e saj”, tha avokatja e Doe, Helene Weiss, në një deklaratë të ndarë me Variety.

“Modeli i supozuar i sjelljes së paligjshme të Diplo-s ilustron dëmin që ai i ka shkaktuar Jane Doe dhe vajzave të tjera të reja si ajo. Klientja jonë meriton drejtësi dhe ajo shpreson se kjo çështje gjyqësore mund të shërbejë si një katalizator për t’i dhënë fund viktimizimit të përsëritur të grave nga të pandehurit njëherë e përgjithmonë”, u tha tutje.

“Pornografia hakmarrëse është një shkelje e neveritshme e privatësisë dhe besimit, duke shkaktuar trauma të thella emocionale mbi viktimat si Jane Doe”, shton Micha Liberty nga firma Liberty Law.

“Veprimet e Diplo përfaqësojnë një abuzim të rëndë të pushtetit dhe një shpërfillje të hapur për dinjitetin njerëzor. Është e domosdoshme që ne si shoqëri të dënojmë veprime të tilla dhe të mbajmë përgjegjësi autorët. Kjo padi është një hap jetik drejt drejtësisë, duke nxjerrë në pah domosdoshmërinë e mbrojtjes së të drejtave të atyre që janë shfrytëzuar. Trimëria e Jane Doe për të folur kundër kësaj padrejtësie është një kujtesë e fuqishme e nevojës për ndryshim sistemik për të mbështetur dhe mbrojtur të gjithë të mbijetuarit e shkeljeve të tilla”, shtoi ajo pos tjerash.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore