Jetesë & Stil

Dhuratat e shtrenjta të familjes Kardashian për Krishtlindje


Familja Kardashian është gjithmonë në qendër të vëmendjes kur bëhet fjalë për festa, veshje, dhe dhurata.

Edhe këtë vit dhuratat për Krishtlindje ka qenë dukshëm të shtrenjta.

Ja cilat ishin disa nga ato.

Kylie mori një dhuratë nga i dashuri i saj, Tyga i dhuroi një çantë të  Hermes Birkin.

 

Kendall mori dhuratë një këlysh! Kylie i dhuroi motrës një qenush të bardhë italian.

Kris mori një Ford classic të vitit 1956 nga të gjithë fëmijët, e cila kushton më shumë se  35 mijë dollarë.

Kylie u dhuroi mbesave të saj disa paketa buzëkuqësh me emrat e tyre: “North, një ditë do t’i vlerësosh këto…”

Ndërsa Khloe nuk i kaloi pushimet me familjen e saj (ajo ishte në Cleveland me të dashurin,Tristan Thompson), megjithatë nuk u mungoi dhuratave. Ajo mori një palë vathë me gur diamanti nga Kim dhe një choker nga Kylie.

Kris po ashtu, i dhuroi Khloe dy foto origjinale të Marilyn Monroe nga fotografët legjendarë Bert Stern dhe Richard C. Miller.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore