Lajme

Detektorët e rrezatimit rreth Çernobilit nisin transmetimin


Dhjetëra detektorë të rrezatimit rreth termocentralit bërthamor të Çernobilit kanë filluar të transmetojnë të dhëna të rrezatimit, për herë të parë që kur Rusia pushtoi Ukrainën.

Kështu ka bërë me dije Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA).

Sipas agjencisë, rrjeti i monitorimit të rrezatimit në zonë pushoi së funksionuari, kur forcat ruse pushtuan vendndodhjen e Çernobilit në shkurt dhe e mbajtën atë për pesë javë përpara se të tërhiqeshin më 31 mars.

Tanimë, nivelet e rrezatimit në zonën përreth termocentralit bërthamor të Çernobilit të Ukrainës janë kthyer në normalitet, pasi detektorët u kthyen sërish në internet.

Shumica e 39 detektorëve, që dërgojnë të dhëna nga Zona e Përjashtimit, janë të dukshëm në hartën IRMIS (Sistemi Ndërkombëtar i Informacionit të Monitorimit të Rrezatimit).

Deri më tani, matjet e marra tregojnë nivele të rrezatimit në përputhje me ato të matura para konfliktit.

“Rifillimi i transmetimit të të dhënave të rrezatimit nga Zona e Përjashtimit është një hap shumë pozitiv përpara për sigurinë bërthamore në Ukrainë”, ka thënë drejtori i Përgjithshëm i agjencisë, Rafael Grossi.

“I jep fund një periudhe të gjatë të ndërprerjes së informacionit virtual që krijoi shumë pasiguri në lidhje me situatën e rrezatimit në zonë, veçanërisht kur ishte nën pushtimin rus”, ka deklaruar ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore