Lajme

Deklarimi i pasurisë: Kurti s’ka pronë në Kosovë, ka një banesë në Norvegji


Kryeministri i Kosoves, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në deklarimin e pasurisë së tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit për vitin 2022, ka deklaruar se nuk ka pronë në emër të tij në vendin të cilin e udhëheqë, por aty figuron një banesë në Norvegji.

Siç bëhet me dije nga Agjencia Kundër Korrupsionit si pasuri të paluajtshme, Kurti ka deklaruar banesën me 67 metra katrorë në vlerë prej 400 mijë eurosh, në emër të bashkëshortes.

Kreu i ekzekutivit ka thënë se ka para të gatshme në një bankë në Kosovë me vlerë prej 1 qind e 19 euro e 58 cent, ndërsa bashkëshortja e tij ka të kursyera 10 mijë euro.

Po ashtu, Kurti ka deklaruar se bashkëshortja e tij ka detyrime me vlerë 250 mijë euro, e kjo në afat për 24 vite, e marrë për shkak të blerjes së banesës.

Për të hyrat buxhetore brenda vitit, Kurti ka deklaruar se nga pozita e kryeministrit i merr 16 mijë e 6 qind e 47 euro e 69 cent.

Ndërsa, ka thënë se të ardhurat personale nga partia që ai udhëheqë, Lëvizja Vetëvendosje, i janë ndërprerë menjëherë pasi që e ka filluar detyrën si kryeministër i Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore