Film

Dakota Johnson, protagoniste në filmin më të ri të Netflix-it


Romani “Persuasion” (Bindja), e ikonës letrare Jane Austen, tanimë po realizohet në film nga gjiganti i streaming, për një projekt me metrazh të gjatë, në të cilin thuhet se do të interpretojë ylli i Fifty Shades, Dakota Johnson.

I mbështetur nga regjisori britanik i teatrit, Carrie Cracknell, filmi do të marrë një “qasje moderne dhe të mprehtë” ndaj veprës së famshme të Austen-it, siç raportoi Variety.

Filmi nuk do të shfaqet premierë deri në vitin 2022, por ne po shkruajmë mbi atë që dimë deri më tani.

Hidhini një sy kastit

Netflix-i ndau një set fotografish, ku duken Johnson  (si Anne Elliot), Cosmo Jarvis (duke luajtur kapiten Frederick Wentworth) dhe Henry Golding (Z. Elliot) në “Persuasion”.

Kemi parë edhe disa detaje të tjera prapa skenave të xhirimeve të Johnson-it, falë fotove të paparacëve nga xhirimet.

Megjithëse nuk janë fotografuar, yjet e tjerë në kast përfshijnë: Suki Waterhouse, Richard E. Grant, Nikki Amuka-Bird, Ben Bailey Smith, Izuka Hoyle, Mia McKenna-Bruce dhe Nia Towle, njoftoi Deadline.

Prodhimi i ri ka nisur në maj

Me bindjen për të trokitur në Netflix në 2022-shin, premiera e filmit u përcaktua në maj 2021, raportoi Variety.

Prodhuesi i Knives Out, MRC Film, po punon për projektin me Netflix. Skenaristi Ron Bass dhe Alice Victoria Winslow përshtatën skenarin.

Një histori rreth shanseve të dyta

Botuar në 1818-n, “Persuasion” është një nga punët e përfunduara të Austen-it (debutoi në të njëjtën kohë me Northanger Abbey) dhe përqendrohet te protagonistja Anne Elliot, një grua 27-vjeçare e pamartuar me perspektiva të pakta romantike.

Kjo, derisa kapiteni Frederick Wentworth, oficeri i marinës që ajo e refuzoi tetë vjet më parë, të kthehej në qytet, ende beqar.

Në versionin e Netflix-it, Anne është “një grua jokonformiste me ndjeshmëri moderne, që jeton me familjen e saj ‘snob’ që janë në prag të falimentimit”.

Kur Frederick Wentworth, guximtari që ajo dikur dërgoi larg, kthehet përsëri në jetën e saj, Anne duhet të zgjedhë midis të kaluarës, që duhet ta hedhë pas krahëve, ose dëgjimit të zemrës së saj, kur bëhet fjalë për shanset e dyta.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore