Shqipëria

COVID-19 në Shqipëri/ 2 viktima, 95 persona të infektuar


Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se situata nga pandemia vijon të jetë e qëndrueshme.

Në 24 orët e fundit janë kryer 1 mijë e 289 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me coronavirus 95 qytetarë.

Sakaq, dy persona të prekur me Covid-19 kanë ndërruar jetë dhe 396 janë shëruar.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 45 pacientë, nga të cilët shtatë janë në gjendje më të rënduar.

Ministria u ka drejtuar thirrje qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Kjo pasi vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët mbi 12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore