Shqipëria

Covid-19/ 6 humbje jete, ulet numri i rasteve të reja


Gjatë 24 orëve të fundit, gjashtë persona kanë humbur betejën me coronavirus-in dhe kanë rezultuar pozitivë 134 qytetarë në Shqipëri.

Kjo është java e tretë ku shifrat kanë pasur një ulje të ndjeshme të rasteve të reja me Covid-19. Si dhe numri i vdekjeve ka pësuar ulje.

Aktualisht në spitalet COVID, në Tiranë dhe në spitalet rajonale Shkodër, Durrës, Elbasan, janë duke u trajtuar 155 pacientë. 13 prej tyre ndodhen në terapi intensive, nga të cilët tre ndodhen në intubim.

Janë kryer sot 2 mijë e 517 testime dhe janë shëruar 516 qytetarë.

Fushata e vaksinimit masiv vijon gjithashtu me ritme të shpejta.

Ndërkohë deri më tani janë vaksinuar mbi 350 mijë shqiptarë.

Të moshuar të vaksinuar janë mbi 200 mijë. Procesi ka përfunduar për bluzat e bardha.

Pranë fundit është edhe ai për arsimtarët dhe policët.

Në Shqipëri kanë mbërritur deri tani mbi 730 mijë  doza të vaksinave anti-Covid, ndërsa janë siguruar përmes kontratave të deritanishme, 2.1 milionë doza.

Më 19 prill, u mblodh sërish Komiteti i Ekspertëve, ku la në fuqi masat e marra më përpara për sa i përket fashës orare të lëvizjes deri në orën 22.00.

Ministria gjithashtu ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID-19.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore