Lajme

Çmimet evropiane të gazit bien në nivelin e para luftës në Ukrainë


Çmimet evropiane të gazit ranë në nivelet e dëshmuara përpara se Rusia të fillonte pushtimin e Ukrainës në shkurt, pasi moti i ngrohtë në kontinent lehtësoi frikën nga mungesa e gazit.

Lajmi u bë i ditur nga gazeta britanike “The Guardian”.

Kontratat e “së ardhmes” evropiane të gazit për muajin në vazhdim ranë në 76.78 euro për megavat-orë të mërkurën, një nivel më i ulët 10-mujor, përpara se të rriteshin në 83.70, sipas firmës së mbledhjes së të dhënave “Refinitiv”.

Në financë, një kontratë e “së ardhmes” është një kontratë ligjore e standardizuar për të blerë ose shitur diçka me një çmim të paracaktuar për dorëzim në një kohë të caktuar në të ardhmen, midis palëve që nuk njihen ende për njëra-tjetrën.

Të martën, 83.2 për qind e objekteve të depozitimit të gazit të BE-së ishin plot, sipas të dhënave nga organizata e industrisë “Gas Infrastructure Europe”.

Në maj, BE-ja vendosi një objektiv për të mbushur 80 për qind të ruajtjes së gazit deri në fillim të nëntorit për t’u përgatitur për dimër.

Në gusht, ky qëllim u arrit, dhe nga mesi i nëntorit arriti maksimumin e tij – më shumë se 95 për qind.

Të enjten, çmimet e gazit u rikuperuan më tej nga niveli më i ulët 10-mujor dhe arritën në 85.50 euro për megavat-orë.

Evropa ka ende disa muaj sezon ngrohjeje përpara saj dhe disa drejtues të industrisë besojnë se mungesa e energjisë mund të bëhet problem dimrin e ardhshëm.

Megjithatë, tregtarët gjithashtu duhej të peshonin efektet e një recesioni të pritur në disa vende të mëdha evropiane, i cili mund të zvogëlojë kërkesën për energji.

Çmimet e gazit në Mbretërinë e Bashkuar janë ulur gjithashtu nga nivelet më të larta të arritura në fillim të këtij viti.

Çmimi i gazit për ditën e ardhshme u mbyll në 155 p/therm të mërkurën, nga 200 p/term në fillim të vitit 2022 dhe më shumë se 500 p/term në gusht.

Kujtojmë se një terminal lundrues LNG, i projektuar për të reduktuar varësinë nga Rusia, ka mbërritur në Finlandë.

Së bashku me Finlandën, terminali është dhënë me qira nga Estonia, por qeveria e saj më parë refuzoi të blinte një pjesë në kompaninë që operon terminalin dhe vendosi të përdorë 30 milionë eurot e dhëna për të për të blerë rezerva shtesë gazi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore