Film

Çmimet e SAG 2021: “The Trial of the Chicago 7” nderohet me çmimin kryesor


Aktorët e filmit “The Trial of the Chicago 7”, e regjizorit Aaron Sorkin, tërhoqën të dielën e 4 prillit, çmimin kryesor në një ceremoni virtuale të Shoqatës së Aktorëve të Ekranit. Këtë vit, për herë të parë aktorët me ngjyrë fituan çmimet individuale të filmit.

Çmimet e 27-të të SAG, organizuar nga Shoqata e aktorëve të Hollivudit, Sag-Aftra, ishin një shfaqje “e heshtur”. Jo vetëm, sepse u zhvillua pa tapet të kuq, por ishte e regjistruar më herët në një transmetim, një orë në TBS dhe TNT.

Fitorja e “The Trial of the Chicago 7”, një prodhim i Netflix, shënoi rastin e parë që një film nga një shërbim transmetimesh, fiton çmimin e ansamblit të aktorëve. E shkruar dhe e drejtuar nga Sorkin, filmi ishte planifikuar për tu shfaqur nga Paramount Pictures, para goditjes së pandemisë, gjë që çoi më pas në blerjen e tij nga Netflix. Transmetuesi është ende në kërkim të fitores së tij të parë me filmin më të mirë nga akademia Oscars.

Frank Langella, i cili luan gjyqtarin që kryesoi ndjekjen penale të 1969 për aktivistët e arrestuar gjatë kongresit kombëtar Demokratik të ‘68, bëri një paralelizim midis trazirave të asaj epoke dhe të sotmes, ndërsa tërhiqte çmimin në emër të kastit.

“‘Zot, na ofro udhëheqës”, tha Rev. Martin Luther King para se të qëllohej me gjakftohtësi, pikërisht në këtë datë në 1968, një padrejtësi e thellë”, tha Langella, duke rindërtuar ngjarjet që çuan deri në dramatizimin e filmit “The Trial of the Chicago 7”. “Mbreti Rev kishte të drejtë. Kemi nevojë për udhëheqës që të na drejtojnë drejt sheshimit të urrejtjes ndaj njëri-tjetrit”.

Fitorja erdhi ndaj dy filmave të tjerë të Netflix; “Ma Rainey’s Black Bottom” dhe “Da 5 Bloods” si dhe “One Night in Miami”, prodhim i Amazon dhe “Minari A24”. Po të kishte fituar drama familjare koreano-amerikane e Lee Isaac Chung “Minari”, do të ishte viti i dytë radhazi që një film “jo-anglisht” do të fitonte çmimin kryesor të SAG. Viti i kaluar qe jubilar, me triumfimin e kastës së Parasite, që u bë kasta e parë në një film në gjuhë jo-angleze që ia del mbanë.

Çmimet SAG janë ata që i përafrojnë më afër shikueshmërisë së Oscars. Aktorët përbëjnë degën më të madhe të Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Akademisë së Filmit, dhe fituesit e SAG shpesh rreshtohen krah atyre të Oscars. Vitin e kaluar Parasite fitoi si filmi më i mirë në Academy Awards, dhe të gjithë fituesit individualë të SAG; Renée Zellweger, Brad Pitt, Laura Dern, Joaquin Phoenix – fituan gjithashtu respektivisht në ceremoninë e Oscars.

Në një intervistë pas regjistrimit të çmimit për “The Trial of the Chicago 7”, Langella e quajti përvojën virtuale shumë më të civilizuar. “Unë jam i veshur me pantoflat e dhomës time të gjumit”, tha ai nga Hudson Valley i Nju Jorkut. “Nuk kam veshur pantallona”, shtoi ylli i filmit të tij Michael Keaton.

Eddie Redmayne, i cili luan Tom Hayden në film, i dha merita Sorkin dhe drejtoreshës së kastit, Francine Maisler, për mbledhjen e një grupi kaq të ndryshëm aktorësh, përfshirë Sacha Baron Cohen, Mark Rylance, Yahya Abdul-Mateen II dhe Jeremy Strong në një ansambël .

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore