Lajme

Charles Lieber: Profesori i Harvard-it shpallet fajtor për fshehjen e lidhjeve me programin kinez


Profesori i Universitetit të Harvard-it, Charles Lieber, largohet nga gjykata federale, të martën, 14 dhjetor 2021, në Boston.

Një profesor i Universitetit të Harvard-it në SHBA është dënuar për fshehje të lidhjeve me një program rekrutimi të drejtuar nga Kina.

Charles Lieber u shpall fajtor për deklarata të rreme tek autoritetet në lidhje me tatimet dhe dështimin për të raportuar një llogari bankare kineze. Data e dënimit të tij ende nuk është vendosur.

62-vjeçari u akuzua në vitin 2020 si pjesë e një fushate amerikane për të kundërshtuar spiunazhin ekonomik nga Kina.

Megjithatë, disa kritikë thonë se kjo fushatë dëmton kërkimin akademik.

Prokurorët në Boston thanë se Lieber fshehu me vetëdije përfshirjen e tij në projektin kinez “Plani i Mijërave talenteve”, i cili synon të tërheqë specialistë të huaj kërkimore. Ajo është cilësuar nga SHBA-të si një shqetësim sigurie në të kaluarën.

Profesori i Universitetit të Harvard-it, Charles Lieber, majtas, largohet nga gjykata federale me avokatin e tij Marc Mukasey, të martën, 14 dhjetor 2021, në Boston.

Lieber, një ish-drejtues i departamentit të kimisë dhe biologjisë kimike të Harvard-it, në vitin 2011 ishte bashkuar me Universitetin e Teknologjisë Wuhan të Kinës si shkencëtar.

Atij iu dha një pagë mujore prej 50 mijë dollarë, përveç shpenzimeve të jetesës deri në 158 mijë dollarë për këtë rol.

Regjistrimet thonë se atij iu dha gjithashtu më shumë se 1.5 milionë dollarë për të krijuar një laborator kërkimor në universitet dhe, në këmbim, pritej të punonte për universitetin, duke aplikuar për patenta dhe duke botuar artikuj në emër të tij.

Pjesëmarrja në program nuk është krim. Megjithatë prokurorët thanë se Lieber kishte gënjyer autoritetet për pjesëmarrjen e tij, lidhjen e tij me universitetin në Wuhan dhe nuk arriti të deklaronte të ardhurat e fituara në Kinë.

Ai kishte marrë më parë 15 milionë dollarë grante nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë i SHBA-ve dhe Departamenti i Mbrojtjes.

Gjykata federale në Boston

Përfituesit e këtyre granteve duhet të zbulojnë çdo konflikt interesi, duke përfshirë mbështetjen financiare nga qeveritë ose organizatat e huaja.

Ekipi mbrojtës i Lieber-it tha se prokurorëve u mungonin provat për akuzat, duke thënë se ata nuk ishin në gjendje të tregonin se Lieber kishte vepruar me vetëdije, me qëllim ose me dashje, ose se ai kishte bërë ndonjë deklaratë materiale të rreme.

Lieber, i cili është diagnostikuar me kancer, u deklarua i pafajshëm.

Sipas Harvard Crimson, dënimi maksimal për të është 26 vjet burg dhe 1.2 milionë dollarë gjobë.

Çështja është ndër profilet më të larta që vjen nga ajo që Departamenti i Drejtësisë i SHBA-ve e quan “Iniciativa e Kinës”.

Programi, i nisur në vitin 2018 gjatë administratës së ish-presidentit republikan Donald Trump, synonte të frenonte vjedhjen e kërkimeve dhe inteligjencës kritike ekonomike amerikane nga Kina.

Megjithatë disa e kanë kritikuar programin, duke thënë se ai kërcënon kërkimin akademik, synon në mënyrë disproporcionale studiuesit kinezë dhe minon konkurrencën e SHBA-ve në kërkim dhe teknologji.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore