Jetesë & Stil

Camila Cabello përgjigjet ndaj akuzave


Pak ditë më parë këngëtarja me famë botërore, Camila Cabello, hodhi në treg këngën e saj më të re “Don’t Go Yet”, pjesë e albumit me titull “Familia”.

Camila ka qenë e ftuar në emisionin televiziv “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”, ku pas intervistës së saj ajo ka interpretuar së bashku me trupën e performuesve këngën e re.

Pas përfundimit të performancës këngëtarja është përballur me akuzat e shumta për racizëm.

Kjo ka ardhur për shkak se një nga performuesit në krahë të saj kishte lyer lëkurën e tij me një ngjyrë më të errët.

Shumë persona janë shprehur se ky ka qënë një veprim shumë fyes dhe racist. Në një koment të postuar në median sociale, Twitter, fans-at i drejtoheshin këngëtares dhe dukeshin tepër të nervozuar.

“Camila çfarë ndodhi me make-up e Dylanit? Të kesh një performues i cili bën “blackface”në 2021 është absurde dhe ti di më shumë se kaq! Thuaj diçka sa më shpejt.”

Reagimi erdhi pasi ylli i pop-it postoi një video ku shpjegoi se ajo së bashku më skuadrën e saj ishin munduar të krijonin një atmosferë të bukur dhe plot dashuri.

Më pas me anë të një postimi tjetër ajo u mundua të jepte një shpjegim në lidhje me akuzat që i ishin drejtuar.

“Ne u përpoqëm të bënim bashkë një grup multikulturor më performues, ku  nuk ishte e nevojshme që të gjithë të ishin latin. Ka njerëz të bardhë, afro-amerikanë, latinë etj. Kështu që nuk ishte e thënë që të gjithë të dukeshin latinë. Qëllimi ishte të bënim të mundur që çdo person të dukej si në vitet ’80. E njëjta gjë si në videoklip, përfshirë edhe personin i cili ishte kishte lyer lëkurën e tij me një ngjyrë të tmerrshme portokalli”, është shprehur këngëtarja.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore