Lajme

Bullgaria dënohet për refuzimin për të hetuar arrestimin e dhunshëm të gazetarit


Reporters Sans Frontiers (RSF) (Reporterë pa Kufij) u kanë bërë thirrje autoriteteve bullgare, të enjten, më 11 shkurt, për një hetim më të pavarur dhe transparent mbi rrahjen e gazetarit të pavarur bullgar Dimitar Kenarov. Ai u rrah brutalisht ndërsa ishte në paraburgim policor në shtator 2020.

Kreu i i Bashkimit Evropian (BE) të vëzhguesit të lirisë së mediave, Pavol Szalai, deklaroi se e dënojnë refuzimin e policisë së Sofia-s për rishikimin e arrestimit të dhunshëm të gazetarit.

Szalai tha se është i nevojshëm një hetim i ri i pavarur për të vërtetuar faktet dhe për të siguruar që autoritetet nuk tolerojnë një sjellje të tillë ndaj gazetarëve që raportojnë demonstratat.

Kenarov ka punuar si gazetar i pavarur për mediat ndërkombëtare si BBC dhe RFE / RL. Ai është arrestuar ndërsa po raportonte një protestë anti-qeveritare në Sofje më 2 shtator 2020.

“Gazetari është rrahur keq, prangosur dhe u mbajt për më shumë se pesë orë pa qenë në gjendje të fliste me një avokat,” deklaroi RSF-ja.

Raportohet se zyra e prokurorit të përgjithshëm, Ivan Geshev, më 22 janar refuzoi të hapte një hetim mbi arrestimin e dhunshëm, sipas Shoqatës së Gazetarëve Evropiane.

RSF-ja citoi gjetjet e një hetimi policor sipas të cilit Kenarov u ‘’thirr’’ në stacionin policor pasi u ‘’përplas’’ verbalisht me oficerët e policisë.

Siç raportohet policia ka zhvilluar një hetim të brendshëm për dyshimet se oficerët e policisë goditën Kenarov-in.

Por sipas zyrës së prokurorit, nuk ishin në gjendje të identifikonin përgjegjësit.

Bullgaria renditet e 111-ta nga 180 vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij 2020, si vendi më i ulët midis 27 vendeve anëtare të BE-së.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore