Lajme

Brukseli qorton Abazoviçin për sulmet e tij ndaj mediave


Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç

Në Raportin e Pakos së Zgjerimit të Komisionit Evropian për Malin e Zi, Brukseli vuri në dukje se zyrtarë të lartë të qeverisë së Malit të Zi kishin “kritikuar vazhdimisht publikun për punën e transmetuesit publik dhe disa mediave private”, duke theksuar se autoritetet duhet të përmbahen nga presioni politik mbi gazetarët.

Vetëm katër ditë pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2020, zëvendëskryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç kishte thënë se portali CdM duhet të mbyllet, duke thënë publikisht se “media të tilla nuk duhet të ekzistojnë”.

Abazoviç atëherë i bëri thirrje publikisht reklamuesve që të mos reklamojnë në portalin CdM, dhe qytetarët të fshijnë aplikacionin.

“Media të tilla nuk duhet të ekzistojnë,” kishte thënë ai, i pakënaqur me faktin se CdM publikoi informacione për sulmin ndaj një të riu në Nikshiç vetëm sepse ai kishte veshur një bluzë me një simbol malazez – stemë.

“Autoritetet duhet të promovojnë një mjedis të favorshëm për gazetarinë investigative dhe lirinë e medias duke reaguar menjëherë dhe duke dënuar publikisht gjuhën dhe kërcënimet e urrejtjes, dhe duke u përmbajtur nga ushtrimi i presionit politik mbi gazetarët, përfshirë edhe përmes deklaratave të tyre publike”, thuhet në raportin e Brukselit.

Raporti vëren se është arritur përparim i kufizuar në adresimin e dhunës kundër gazetarëve dhe mediave.

Sipas tyre, nevojiten përpjekje të mëtejshme për hetime efikase, zgjidhje të besueshme dhe sanksionim adekuat të rasteve të sulmeve ndaj gazetarëve.

Ndjekja kundër mediave dhe gazetarëve që nuk janë në favor të shumicës qeverisëse në Mal të Zi filloi menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në gusht 2020.

OJQ -ja “Ne damo Crna Gora”, një prej themeluesve të së cilës është udhëheqësi i koalicionit “Për Ardhmërinë e Malit të Zi” Zdravko Krivokapic, ka ngritur akuza penale kundër publicistit Ranko Djonovic, për shkak të një analize politike të publikuar në Dnevni novine.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore