Lajme

Britani, Sekretari i Transportit: Nuk ka mungesa në karburant


Nuk ka mungesa karburanti, por njerëzit duhet të tregohen tё kujdeshёm dhe të mbushin vetëm kur tё kenë nevojë, tha Sekretari i Transportit Grant Shapps.

Deklarata vjen mes raportimeve tё radhëve të gjata dhe pompave të mbyllura në stacionet e mbushjes.

Shapps tha se, po prezantonte një paketë të madhe masash, përfshirë viza të përkohshme për drejtuesit e kamionёve, për të ndihmuar situatën.

Mungesa e drejtuesve të kamionëve ka shkaktuar probleme në një sërë industrish muajt e fundit, nga supermarketet deri tek zinxhirët e ushqimit të shpejtë.

Udhёheqёsi i Partisё sё Punёs, Sir Keir tha se, situata ishte e njohur prej vitesh dhe tha se “e dinim në veçanti se kur të dilnim nga Bashkimi Evropian(BE) do të kishte nevojë për një plan rezervë, për t’u marrë me situatën”.

I pyetur nëse do të sillte 100 mijё shoferë të huaj, numёr i cili ёshtё i vogёl pёr Mbretёrinё e Bashkuar Sir Keir tha se, “do tё lëshohen viza të mjaftueshme për të mbuluar numrin e shoferëve që nevojiten”.

Sipas planeve për të mos vazhduar furnizimin e limituar deri në prag të Krishtlindjeve, gati 10 mijё e 500 drejtues kamionësh dhe punëtorë të shpendëve mund të marrin viza tre-mujore në Mbretërinë e Bashkuar, njoftoi qeveria të shtunën.

Grupi i industrisë së mallrave “Logistics UK”, mirëpriti politikën tё cilёn e quan “një hap të madh përpara në zgjidhjen e ndërprerjes në zinxhirët e furnizimit”.

Megjithatё, Dhomat e Tregtisë Britanike thanё se, masat kishin ndikim shumё tё vogёl, ndërsa Shoqata e Transportit Rrugor tha se, njoftimi mezi prek sipërfaqen e problemit.

Shapps tha se, pandemia e COVID-19 kishte penguar testet pёr drejtuesit e rinj po hartoheshin ekzaminues të Ministrisë së Mbrojtjes për të ndihmuar në rritjen e kapacitetit të testimit.

Ai deklaroi gjithashtu, se “qeveria nuk dëshiron tё mbështetet pёr shumё kohё nё fuqinё punёtore tё huaj, dhe se ata po sigurohen vetёm pёr njё kohё tё shkurtёr.

Masat e tjera përfshijnë dërgimin e gati një milion letrave drejtuesve të automjeteve që mbajnë një licencë, duke kërkuar t’i inkurajojnë ata përsëri në kёtё industri.

Disa dërgesa të karburantit janё prekur ditët e fundit, tё cilat kanё çuar në radhë të gjata në stacionet e benzinës, me raporte për dhjetëra makina që rrinin në Londër nga ora 07:00 e mëngjesit të dielën në mëngjes.

Shapps u bëri thirrje njerëzve të blinin karburant si zakonisht dhe fajёsoi njё “njoftim të papërgjegjshëm” nga një prej shoqatave të transportit rrugor.

Zëdhënësi i Shoqatës së Transportit Rrugor Rod Mackenzie duke foliur pёr agjencinё mediatike “BBC 4”, e quajti deklaratёn e Shapps pakuptimësi absolute dhe sulm personal.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore