Jetesë & Stil

Boosie Badazz në depresion për shkak të lidhjes së Rihanna-s me ASAP Rocky


Rep artisti, Boosie Badazz, i cili dashurinë për yllin botëror të muzikës pop, Rihanna-n, e ka shprehur sa herë i është dhënë mundësia, së fundmi ka thënë se e respekton lidhjen e këngëtares me rep artistin, ASAP Rocky.

Autori i hitit “Louisiana”, nuk e ka mohuar se gjatë kohës kur ka dëgjuar për thashethemet një lidhje të mundshme mes Rihanna-s dhe ASAP Rocky, ai kishte përjetuar një lloj depresioni.

“Kam qenë në depresion gjatë periudhës kur dëgjova për lidhjen e saj të fshehtë me rep artistin ASAP Rocky”, tha Boosie në një intervistë për Home Grown Radio.

Por, gjithsesi rep artisti nuk ka qenë asnjëherë i ndrojtur në lidhje me adhurimin e tij për super yllin Barbadian, por me kalimin e viteve, deklaratat e tij publike kanë mbetur pa përgjigje.

Ndërkohë që tanimë Rihanna dhe ASAP Rocky kanë konfirmuar marrëdhënien e tyre, Boosie duket shumë i zhgënjyer, megjithatë, ai pohon se respekton diçka të tillë.

Bossie, po ashtu ka theksuar se e dëgjon të dashurin e Riri-t, ndërsa çiftit i ka uruar lidhje të mbarë.

“Unë e dëgjoj ASAP-in dhe sigurisht e vlerësoj që ka zgjedhur një si ai. Fantazia ime ndonjëherë më gënjën dhe më ushqen shpresat, por tash e shoh realitetin. Uroj të jenë të lumtur”, ka përfunduar ai.

Në anën tjetër, bashkëpunimi më i suksesshëm i Boosie Badazz mbetet kënga “Period” me rep artistin, DaBaby.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore