Lajme

Bombardohet postblloku i evakuimit pranë Kievit


Një pikë kalimi evakuimi për civilët që përpiqeshin të largoheshin nga rrethi Irpin në perëndim të Kievit u bombardua të dielën në mëngjes.

Mediat ndërkombëtare po filmonin në vendngjarje kur ajo që duket të ketë qenë një predhë artilerie ka rënë.

Në atë kohë një lumë civilësh po kalonte përmes postbllokut.

Mendohet se janë vrarë të paktën tre civilë, mes tyre dy fëmijë.

Sot është dita e 11 e luftimeve mes Rusisë dhe Ukrainës. Mbi 1.5 milionë ukrainas janë larguar nga vendi dhe mijëra ushtarë rusë kanë humbur jetën. Ndërkohë Ukraina vijon të rezistojë pavarësisht sulmeve ruse.

Kombet e Bashkuara raportojnë se janë vrarë 351 civilë dhe 7 mijë e 70 të lënduar në Ukrainë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore