Lajme

Bllokim i rreptë në Auckland, nervozohen qytetarët


Kufizimi i rreptë në Zelandën e Re ka nxehur popullsinë e këtij vendi, duke vënë në pikëpyetje qasjen e qeverisë ndaj Covid-19.

Banorët e Auckland-it kanë lëvizur nga qyteti disa orë para se të vendosej bllokimi në vend.

Shoferët, të cilët po ktheheshin në Auckland ditën e diel, pritën deri në shtatë orë për të kaluar pikat e kontrollit.

“Unë mund të kuptoj kontrollet e njerëzve që largohen nga Auckland, por është qesharake të kontrollosh ata që hyjnë”, deklaron një qytetar i Auckland-it.

“Udhëtimi ynë dy orë për në shtëpi zgjati nëntë orë. Ishte 26 gradë dhe pyes veten nëse qeveria mendon se është në rregull të jesh në një makinë për kaq gjatë me fëmijë të vegjël”.

Kufizimet kanë të bëjnë me pika kontrolli të rrepta dhe me pritjen në radhë në bërjen e tamponit.

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka mbyllur vendin në izolim total ditën e diel, më 28 shkurt. Ky është izolimi i tretë në Zelandë që nga shfaqja e virusit.

Qeveria e Zelandës së Re bllokoi vendin të dielën, pasi në kryeqytetin Auckland dolën pozitivë dy raste të reja me Covid-19. Sipas masave, rastet janë duke kërcënuar thyerjen e unitetit të të gjithë popullatës.

Të hënën, Ardern, u shpreh se ndihej e zhgënjyer dhe i nxiti njerëzit të tregojnë shumë kujdes me njëri-tjetrin.

Po ashtu, popullsia ka shpërndarë në mediat sociale zhgënjimin për ata se shkelin rregullat e Covid-19.

“Është zhgënjyese sepse po prek jetën dhe bizneset”.

Deri më tani, ka pasur 15 raste të konfirmuara të Covid-19 në Auckland.

Qeveria e Zelandës së Re ka njoftuar se do të mblidhet ditën e premte për të rishikuar masat.

Fakt interesant është se ky vend ka përdorur masa shumë të rrepta dhe kujdesi i qytetarëve ka qenë në nivele shumë të larta. Që nga shfaqja e coronavirusi-t kanë humbur jetën 26 qytetarë; 2 mijë e 384 raste aktive, ndërsa janë shëruar 2 mijë e 296 persona.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore