Lajme

Blinken ‘i dedikon’ një këngë Putin-it


Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, u shpreh me shaka se do të dëshironte t’i kushtonte këngën e Taylor Swift “We Will Never Be Together Again” presidentit rus Vladimir Putin.

Kjo, duke lënë të kuptohet se Shtetet e Bashkuara nuk kanë plane për të rivendosur marrëdhëniet me Rusinë.

Blinken e deklaroi këtë gjatë një fjalimi në Universitetin Georgetown.

“Po, Universiteti i New York-ut ftoi Taylor Swift si lektore hyrëse…”, tha fillimisht zyrtari i lartë amerikan.

Në këtë moment, Blinken tregoi se stafi i tij nuk e lejoi të sillte një kitarë në universitet.

“Doja t’i dedikoja një performancë të këngës ‘We Are Never Ever Getting Back Together’ (kënga e Taylor Swift – AP) presidentit Putin”, shtoi Blinken.

Sipas tij, stafi i kishte thënë që kjo do të ishte “jodiplomatike”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore