Lajme

Biden miraton shitjen e armëve në Egjipt


Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA),  miratuan një draft për shitjen e armëve me vlerë gati 200 milionë dollarë në Egjipt, në të njëjtën kohë kur u zotuan se do të dënonin çdo shkelje të të drejtave të njeriut.

Zotimi vjen pasi një aktivist amerikan ka raportuar se familja e tij është ndjerë nën kërcenim.

Administrata Biden, më herët ka raportuar se do t’i japë fund mbështetjes për operacionet e Arabisë Saudite, në lidhje me luftën shkatërruese në Jemen.

Shitja e 197 e raketave, të prodhuara nga Raytheon, u kërkua nga Marina egjiptiane, për të përmirësuar mbrojtjen në zonat bregdetare dhe përreth Detit të Kuq.

Departamenti amerikan në një deklaratë për shtyp shtoi se e miratoi shitjen, pasi Egjipti “vazhdon të jetë një partner i rëndësishëm strategjik në Lindjen e Mesme”.

Biden-i ka premtuar një qëndrim më të ashpër ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut. Por, paraardhësi i tij Donald Trump, kishte mbështetur shumë herë shkeljet e presidenti egjiptian, Abd El-Fattah El-Sisi, të cilin ai thuhet se e quante “diktatori im i preferuar”.

Shkelja e të drejtave në Egjipt

Mohamed Soltan, një qytetar amerikan, ka ngritur një proces gjyqësor duke pretenduar se ai është torturuar në paraburgimin egjiptian.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, tha se SHBA ishin në dijeni dhe po e shqyrton me seriozitet situatën.

“Ne do t’i sjellim vlerat tona me vete, në çdo marrëdhënie që kemi në të gjithë globin. Kjo përfshin partnerët tanë të ngushtë të sigurisë. Kjo përfshin me Egjiptin”, theksoi Price.

Soltan, djali i një anëtari kryesor të Vëllazërisë Myslimane tani të jashtëligjshëm, u arrestua në gusht të 2013-ës, pasi El-Sisi drejtoi përmbysjen ushtarake ndaj presidentit të zgjedhur, Mohamed Morsi.

Në vitin 2015, Soltan u la i lirë dhe u dëbua në SHBA pasi hoqi dorë nga shtetësia e tij egjiptiane.

Ai paraqiti procesin gjyqësor në një gjykatë të SHBA në qershor dhe muajin e kaluar punoi me anëtarët e Kongresit për të formuar një grup parlamentar të përkushtuar për promovimin e të drejtave të njeriut në Egjipt.

“Tani regjimi egjiptian po arreston të afërmit e tij për t’u përpjekur ta frikësojnë atë. Taktika të tilla nuk kanë vend në bashkësinë ndërkombëtare”, tha Eric Lewis, një avokat i Soltan.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore