Shqipëria

Berisha pritet nga mbështetësit para parlamentit


Simpatizantë të Partisë Demokratike, mbështetës të ish-kryeministrit, Sali Berisha e kanë pritur me brohoritje në ambientet e Kuvendit, duke protestuar vendimin e Kryetarit të PD-së, Lulzim Basha për lënien e Berishës jashtë parlamentit.

Nga ana tjetër, me mbërritjen e tij në Parlamentin e Shqipërisë, deklarata e pare e tij ka qenë menjëherë një goditje ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kreu demokrat Lulzim Basha.

“Sot, nis beteja ndaj pazareve të fëlliqura Basha-Rama”.

Është kjo deklarata e parë politike e Berishës në sesionin e ri parlamentar.

Për Berishën, PD duhet të rikthejë sovranitetin e saj. Pikërisht ky, do të jetë synimi i liderit historik të kësaj partie gjatë këtij mandati.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore