Shqipëria

Berisha nuk përjashton rikthimin te protestat


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk ka përjashtuar mundësinë e rikthimit te protesta ndërsa u pyet nga gazetarët.

Ndërkaq, kryedemokrati e ka konsideruar amnistinë fiskale si një shpërblim për persona që merren me trafiqe kriminale dhe një goditje ndaj bizneseve të ndershme.

Lajmi u bë i ditur nga kreu i selisë blu, duke cituar fjalën e tij në konferencë për mediat.

“Protestat nuk përjashtohen, por kemi punë për të bërë. Do zgjerohemi edhe më shumë. Do të punojmë me komunitetet”, garantoi Berisha.

Sipas ish-kryeministrit, një skenar si i Sri Lanka-s e pret Shqipërinë.

“Është i njëjti mekanizëm që është krijuar, por përgjigjen do ta japin qyetarët”, shtoi ai.

Deklarata e kryedemokratit erdhi në të njëjtën kohë me takimin e kryeministrit Edi Rama për amnistinë fiskale me bizneset.

“Nëse siç ka qëllim kryesor të legalizojë paratë e krimit, është gjithçka që ka vetëm një synim që ‘çunat’ të legalizojnë paratë e krimit dhe ne jemi kategorikisht kundër saj”, nënvizoi Sali Berisha.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore