Lajme

Belize ka gjasa të bëhet republikë, thotë kryeministri Briceño


Kryeministri i Belizesë, Johnny Briceño, ka kritikuar ashpër refuzimin e Rishi Sunak për të kërkuar falje për rolin e Britanisë së Madhe në tregtinë transatlantike të skllevërve.

Ai ka thënë se ka “shumë gjasa” që Belize të jetë anëtare e ardhshme e Commonwealth–it për t’u bërë republikë.

Duke folur në kryeqytetin e vendit, Belmopan, Briceño argumentoi se qeveria britanike kishte një përgjegjësi morale për të kërkuar falje për mizoritë e skllavërisë.

“Unë mendoj se Sunak ka një përgjegjësi morale që të jetë në gjendje të ofrojë të paktën një falje”, ka thënë Briceño.

“Ai duhet ta vlerësojë më mirë atë për shkak të prejardhjes së tij”.

“Kur lexoi dhe dëgjoi për plaçkitjen që ndodhi në tokën e të parëve të tij, besoj se ai duhet të kishte kërkuar falje”.

Komentet e tij kanë ardhur pasi një anëtar i lartë i qeverisë xhamajkane tha se do të fillonte një proces pas kurorëzimit për të sjellë një kryetar të zgjedhur të shtetit.

Sunak, prindërit e të cilit janë me origjinë indiane Punjabi, i tha parlamentit javën e kaluar se nuk do të kërkonte falje për rolin e Britanisë së Madhe në skllavëri dhe kolonializëm.

Në përgjigje të një pyetjeje nga deputeti laburist Bell Ribeiro-Addy, ai tha se fokusi duhet të jetë për të kuptuar historinë dhe të gjitha pjesët e saj.

“Tani për tani të sigurohemi që të kemi një shoqëri gjithëpërfshirëse dhe tolerante ndaj njerëzve nga të gjitha prejardhjet”, vijoi ai.

Briceño, i cili drejton partinë e qendrës së majtë të Belizesë, Partinë e Bashkuar Popullore, mori detyrën në vitin 2020/

Në vitin 2021 miratoi një rezolutë parlamentare që detyronte qeverinë të kërkonte drejtësi nga Mbretëria e Bashkuar “në emër të ish-skllevërve dhe pasardhësve të tyre të Belizes”.

E vendosur në Amerikën Qendrore, ish-kolonia britanike është anëtare e organizatës ndërqeveritare Caricom të 20 vendeve të Karaibeve.

Organi ka mbrojtur prej kohësh drejtësinë dhe komisioni i tij i reparacioneve deklaron se qeveritë evropiane të lidhura me skllavërinë dhe kolonializmin duhet të ndjekin një plan prej 10 pikash, i cili përfshin një falje publike, angazhime për programet arsimore dhe anulimin e borxheve kombëtare.

Belize është një nga 14 anëtarët e Commonwealth-it, ku kurora mbetet kreu simbolik i shtetit. Është i vetmi vend brenda mbretërisë që Mbreti Charles III nuk e ka vizituar kurrë.

Vitin e kaluar, qeveria e Belizesë miratoi një projektligj për krijimin e një komisioni kushtetues, i cili u mblodh në nëntor të vitit të kaluar.

Komisioni, i cili përfshin përfaqësim nga shumë grupe civile dhe dy partitë kryesore politike të Belizesë, do të shqyrtojë një gamë të gjerë çështjesh reformash, duke përfshirë nëse do të bëhet republikë.

Ekziston mbështetje dypartiake për një lëvizje të tillë dhe Belize është tani i vetmi vend i Karaibeve në sferën e Commonwealth-it ku kurora mund të hiqet me një votim parlamentar dhe jo me një referendum.

Edhe pse Briceño ka thënë se do të vendosë rekomandimet e gjera të komisionit në një referendum, ai nuk përjashtoi heqjen e kurorës si kreu i shtetit përmes parlamentit pas raportit të komisionit.

Sakaq, rekomandimet do të jepen vitin e ardhshëm.

Beliza do të përfaqësohet në kurorëzimin e mbretit nga guvernatori i saj i përgjithshëm, Dame Froyla Tzalam.

Marrë nga “The Guardian”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore