Përballje

Basketboll/ Kampionët deklasojnë Vëllaznimin, bëjnë një hap para drejt gjysmëfinales


Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore të thellë me rezultat 111:86 ndaj Vëllaznimit, në ndeshjen e parë të fazës “Play-Off” në Prince Cafe Superligën e Kosovës në basketboll.

Çereku i parë ishte i baraspeshuar, i cili përfundoi me rezultat 25:22 në favor të Yllit.

Por, shkëputja u bë në çerekun e dytë, të cilin therandasit e fituan me shifrat 29:16 dhe skuadrat shkuan në pushim me shifrat 54:38.

Edhe çereku i dytë foli i tëri për skuadrën e Yllit që e fitoi me rezultat 27:17, derisa çerekun e fundit e fituan mysafirët nga Gjakova me shifrat 30:31, por ishte e pamjaftueshme.

Më i miri te Golden Eagle Ylli ishte Rashun Davis, i cili shënoi 26 pikë, tetë asisitme e dy kërcime, ndërsa u dalluan edhe Bashir Ahmed me 16 pikë, nëntë kërcime e tre asistime dhe Valon Bunjaku me 15 pikë, katër kërcime e shtatë asistime.

Ndërsa te skuadra e Vëllaznimit u dalluan Atik Koshi me 28 pikë dhe Devin Johnson me 19 pikë e tetë kërcime.

Sfida e dytë zhvillohet të shtunën mbrëma në Gjakovë dhe ekipi që i bënë dy fitore kalon në gjysmëfinale ku e pret Peja.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore