Shqipëria

Basha për largimin e Merkel: Lidershipi i saj në kohë trazirash, shembull frymëzues


“Angazhimi juaj e bëri Evropën më solidare, të bashkuar dhe të aftë të kalojë kriza jo të lehta”.

Me këto fjalë, kreu i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha, ka uruar pensionin politik të kancelares gjermane, Angela Merkel, të premten e 3 dhjetorit.

Përmes një postimi në median sociale, Facebook, Basha shkruan se lidershipi i Merkel, “në kohëra shumë të trazuara që kaloi bota, është një shembull frymëzues”.

Largimi i Merkel

Në një mënyrë tërësisht tradicionale, një javë përpara se ta lerë tërësisht dhe përfundimisht jetën politike, Angela Merkel-it iu rezervua një ceremoni për largimin e saj pas 16 vjetësh nga Kancelaria gjermane.

Banda frymore ushtarake, luajti për të tinguj të muzikës punk, sipas kërkesës. Pandemia, nuk e lejoi gjithsesi të kishte të pranishëm shumëkënd.

Me trëndafila në dorë për largimin e saj, Merkel pa jashtë nga makina kryeministrore, teksa përshëndeste të pranishmit.

Me betimin e Olaf Scholz në krye të vendit, Angela, do të kujtohet për katër mandatet e trashëgimisë së Merkel-it në politikën evropiane.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore