Lajme

Balluku: Banka Botërore pjesë e rëndësishme e investimeve


Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjjisë, Belinda Balluku, ka zhvilluar një interpelancë me banorët e Kukësit mbi gjendjen e ujësjellësit dhe ka dëgjuar shqetësimet e tyre mbi këtë temë.

Balluku ka shpjeguar gjendjen e sistemit ujësjellës ndër vite duke theksuar gjendjen e tij në 2013-ën.

“Kemi mbi 200 kantiere të hapura në të gjithë Shqipërinë. 55 zona urbane , 200 zona rurale janë synimi jonë për t’i pajisur me ujë të pijshëm”, u shpreh ministrja për banorët.

Sipas deklaratës së Ballukut, Banka Botërore ka qenë një nga aleatët kryesorë në ndërtimin e këtyre sistemeve.

Qyteti i Kukësit nuk do të ketë vetëm aeroportin dhe stadiumin, por edhe një plan për turizmin.

Stadiumi dhe aeroporti kërkojnë një investim logjik siç janë rrjetet rrugore dhe shërbimi bazë i infrastrukturës.

Rrjeti i ujësjellësit do të jetë si fillim për zonën urbane të Kukësit por më vonë do të fillojë dhe me zonat rurale përreth tij.

Vendosja e matësve sipas ministres, është gjëja më kryesore sepse matja e konsumit ka ndikim në fusha të ndryshme.

“Investimet janë shërbime që duhen paguar”, theksoi Balluku.

Aeroporti i Kukësit do të ketë të punësuar si pjesë të stafit të tij afro 200 punonjës, ndërsa terminali i pasagjerëve, i cili është duke u ndërtuar, do të jetë me dy kate, ku do të jenë të stacionuar edhe zyrat shtetërore. Për këtë aeroport, do të përdoret një teknologji satelitore e siguruar nga Shërbimi Europian i Navigimit nëpërmjet satelitit.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore