Shqipëria

Ballkani i bashkuar kundër ndotjes së ambjentit


Fondi Evropian (FE), po fillon në fushatë rajonale të quajtur “Ballkani i Bashkuar për Ajër të Pastër”.

Në këtë fushatë do të marrin pjesë vendet e Ballkanit perëndimor. Qytetarët e Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut janë të ekspozuar njësoj ndaj ndotësve të ajrit.

Këto ndotje burojnë nga impiantet dhe fabrikat e ngrohjes me karburant fosil. Një nga faktorët kryesorë gjithashtu është teknologjia e vjetërsuar e ngrohjes në familje.

Gjatë tre muajve të ardhshëm nga kjo fushatë do të trajtohen dhe do të bëhen publike tema si: ndotja e shkaktuar nga industria, cilësia e ajrit në lidhje me pandeminë COVID-19, si dhe tema të tjera që mund të ndihmojnë qytetarët të informohen për rëndësinë e cilësisë së ajrit.

Në Tiranë fushata do të menaxhohet nga Instituti për Menaxhimin e Mjedisit dhe Territorit.

“Ballkani i Bashkuar për Ajër të Pastër” thekson bashkëpunimin rajonal si një domosdoshmëri për transformimin e sektorit të energjisë dhe sistemit të mbrojtjes së mjedisit. Ky përmirësim do të rregullojë ekonominë dhe shëndetin publik.

Sipas organizuesve të fushatës pika kryesore do të jetë ri fokusimi i politikave nga qeveritarët.

Të gjithë qytetarët do të kenë mundësinë të bëhen pjesë e organizmit duke u regjistruar në adresat përkatëse.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore