Lajme

Babai i Meghan-it, akuza ndaj prezantueses Oprah Winfrey


Para pak ditësh, Meghan Markle ka sjellë në jetë një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Lilibet “Lili” Diana Mountbatten-Windsor.

Çifti ka treguar se vajza u quajt Lilibet, me pseudonimin që familja mbretërore i dha mbretëreshës Elizabeth, stërgjyshes së saj.

Më herët, Markle i kishte anuluar të gjitha angazhimet për shkak të problemeve në shtatzëni.

Së fundmi është bërë e ditur se, menjëherë pas lindjes, babai i Meghan-it, Thomas Markle, ka shprehur dëshirën për të njohur mbesën e tij.

Në një intervistë në “60 Minutes” në Australi, ai i ka kërkuar që ta falë dhe të takohen së bashku, ose në të kundërt do të publikojë disa prova jo të mira për sjelljen e Meghan-it kundrejt tij.

Thomas ka folur edhe rreth intervistës së saj dhe Princ Harry me Oprah Winfrey.

Ai ka akuzuar Oprah se ka përdorur çiftin për karrierën e saj dhe ka përfituar nga dobësia e Harry-t.

“Mendoj se Oprah Winfrey po luan me Harry-n dhe Meghan-in. Mendoj se ajo po i përdor ata për të ndërtuar rrjetin e saj dhe për të ndërtuar shfaqjet e saj të reja”.

Marrëdhënia e Meghan-it me të atin, Thomas Markle, nuk ka qenë aspak tipike baba-bijë. Kjo, pasi Meghan doli publikisht me Harry-n, babai i saj nuk u përmbajt aspak në deklaratat publike. Në maj të 2018-ës, Thomas Markle nuk ishte i pranishëm në dasmën e së bijës me princin Harry.

Duke përfituar nga fama e të bijës, babai i ish-Dukeshës paralajmëroi për një dokumentar, ku do të fliste për jetën e tij dhe sigurisht për atë të Meghan-it.

Së fundmi është bërë e ditur se ish-dukesha e Sussex-it, Markle, ka fituar betejën ligjore kundër “Mail On Sunday”, e cila kishte publikuar një letër, të cilën Meghan ia kishte shkruar të atit të saj.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore