Shqipëria

Autoriteti i Dosjeve thotë se është në pritje për të kryer verifikimet


Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit deklaroi se mbetet në pritje të ndryshimeve ligjore të propozuara.

Kjo, për të kryer kërkimet dhe verifikimet përkatëse për rastet, që do të marrin kohën e tyre të trajtimit.

Sipas institucionit, rastet e referuara Kuvendit nuk janë objekt verifikimi, për shkak të pengesës ligjore.

Reagimi i Autoritetit të Dosjeve erdhi pas kërkesës së Partisë së Lirisë për të zbuluar se kush ishte identiteti i politikanit të lartë me iniciale I.M.

Referuar kërkesës së PL-së, institucioni vëren se kushdo duhet të ndjekë rrugën ligjore “për informim”.

Gjatë kësaj kohe, vëren autoriteti, kanë qarkulluar shumë interpretime mbi informacionin e përcjellë nga institucioni.

Autoriteti ka përgënjeshtruar përmes njoftimit zyrtar gjithashtu lajmet që referojnë vendime dhe dosje të shtetasve të ndryshëm.

Këto të fundit, shtoi institucioni, janë pjesë e punës së përditshme, të publikuara rregullisht në faqen zyrtare.

Në përmbyllje, autoriteti sqaron se nuk ndikohet në ushtrimin e veprimtarisë së tij për informim dhe vijon punën e saj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore